Interi sfidon sonte japonezët, Chivu i beson sërish aftësive të Asllanit

Pas barazimit me Monterrey në sfidën e parë të Botërorit të Klubeve, Interi do të rikthehet në fushë mbrëmjen e sotme. Zikaltrit e Chivu do të sfidojnë në orën 21:00 Urawa Reds.

Në prag të takimit të dytë të grupeve, ku mund të vendoset për fatet e ekipeve që do të kualifikohen n 1/16-at e kompeticionit, janë bërë të ditura dhe formacionet e mundshme që do të hidhen në fushën e lojës.

Trajneri i Interit Cristian Chivu do t’i besojë sërish Kristjan Asllanit edhe mbrëmjen e sotme. Mesfushori i Kombëtares shqiptare me shumë gjasa do ta nisë edhe takimin e sotëm nga minuta e parë për Interin.

FORMACIONET E MUNDSHME:

Inter (3-4-2-1): Sommer; Pavard, De Vrij, Bastoni; Luis Henrique, Barella, Asllani, Dimarco, Zaleëski, Esposito, Lautaro.

Urawa Reds (4-2-3-1): Nishikawa; Ishihara, Danilo, Hoibarten, Naganuma; Gustafson, Yasui, Kaneko, Savio, Watanabe; Matsuo.


Shtuar 21.06.2025 16:25