Sipas medieve italiane skuadra e Interit ka arkëtuar deri më tani plot 132 milionë euro.
Suksesi në fushë ka qenë pasoja e një shifre rekord të arkëtuar nga një klub italian në historinë e kompeticioneve europiane.
Numrat ende nuk janë zyrtare pasi Interi do të jetë në finalen e madhe të Mynihut ku në rast triumfi do të përfitojë edhe një shifër prej 6.5 milionë eurosh, e cila do të shoqërohet edhe nga një bonus prej 4 milionë eurosh për sigurimin e një vendi në Superkupën e Europës.
Italianet që kanë arkëtuar më shumë:
1.Inter 2024/25: 132 mln euro*
2.Juventus 2016/17: 110,4 mln euro
3.Inter 2022/23: 101,3 mln euro
4.Juventus 2018/19: 95,6 mln euro
5.Juventus 2019/20: 94,1 mln euro
6.Juventus 2014/15: 89,1 mln euro
7.Milan 2022/23: 85,8 mln euro
8.Roma 2017/18: 83,8 mln euro
9.Juventus 2020/21: 82,9 mln euro
10.Napoli 2022/23: 77,5 mln euro
* ende në lojë