E ardhmja e Samir Handanovic te Interi nuk është se do të vazhdojë për gjatë dhe zikaltërit kanë detyrimin për të parë përreth për një tjetër portier, edhe pasi sezoni i fundit i portierit slloven ka demonstruar se siguria që jepte më parë është kërcënuar nga disa gabime që nuk mund të kalojnë në plan të dytë. Me pak fjalë egizston ndjesia se Handanovic tanimë më të mirën e tij e ka dhënë, dhe Interi është në kërkim të një profili të ri për ti besuar rolin e komplikuar të portierit titullar.
Emri që Marota dhe Ausilio po studiojnë ditët e fundit është ai i kamerunasit, Andre Onana, portier që është në pronësi të Ajaxit me kontratën në skadencë në qershor 2022. Në klubin zikaltër kanë nisur kontaktet e para me agjentin e lojtarit dhe shpresojnë ta kenë me parametra zero sezonin e ardhshëm, kur do të ndahen dhe rrugët me Samir Handanovic.
I aftë me këmbë, elegant mes shtyllave dhe me një pagë që përputhet plotësisht me planet e Interin, janë këto disa nga arsyet se përse Onana është një emër për tu mbajtur në konsideratë nga zikaltërit, që në rregjimin e kufizimeve ekonomike, duhet të lëvizin në merkaton e komplikuar të parametrave zero, një front në të cilin Ausilio dhe Marota kanë treguar se dinë të veprotjnë me aftësi dhe nuhatje. Tratativa ka nisur me Interin që mendon seriozisht për Onana për ti dhënë trashëgiminë e Handanovic.