Interi përfshin Kristjan Asllanin në ofertën për transferimin e Moussa Diaby nga Al-Ittihad

Interi po synon të afrojë sulmuesin francez Moussa Diaby nga Al-Ittihad dhe në propozimin drejtuar klubit saudit ka përfshirë edhe mesfushorin shqiptar Kristjan Asllani.

Të lidhura

None found

Mediat italiane raportojnë se zikaltërit kanë paraqitur një ofertë me vlerë 18 milionë euro, së cilës do t’i shtohej edhe kartoni i Asllanit.

Diaby ka dhënë gatishmërinë për të kaluar tek Interi, ndërsa klubi italian e konsideron atë një objektiv të rëndësishëm për përforcimin e repartit sulmues.

Asllani ka kontratë me Interin deri në vitin 2028, por nuk është grumbulluar për kampin veror të skuadrës, pasi largimi i tij konsiderohet shumë i mundshëm. Mesfushori 24-vjeçar ka regjistruar 42 paraqitje dhe 5 gola me Kombëtaren e Shqipërisë, ndërsa Transfermarkt e vlerëson kartonin e tij rreth 12 milionë euro.

Gjatë sezonit të fundit, futbollisti shqiptar luajti në Turqi si i huazuar te Besiktasi. Megjithatë, klubi turk nuk e ushtroi opsionin për blerjen e tij, ndaj Asllani u rikthye tek Interi.

Për shërbimet e mesfushorit, përveç Al-Ittihadit, interes kanë treguar edhe Atalanta, Sassuolo dhe Cagliari, tri klube të Serie A.

Realizimi i marrëveshjes me Al-Ittihadin mund të hapë një etapë të re në karrierën e Asllanit, i cili synon të luajë më rregullisht dhe të ketë një rol më të rëndësishëm në skuadrën e tij të ardhshme.


holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetHoliganbetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetcasibom girişAnkara escortbetcio