Lautaro Martinez është një nga futbollistët më të mirë të Interit. Sulmuesi i njohur zikaltër ka kontratë me klubin deri në vitin 2016, por sërish thashethemet rreth të ardhmes së tij nuk kanë ndaluar asnjëherë.
Në këto kushte, drejtuesit zikaltër po mendojnë që të rinovojnë kontratën me lojtarin.
Sipas asaj që shkruajnë mediat, palët tashmë janë në kontakt, me vjeshtën që mund të jetë koha e duhur për nënshkrimin e ri që do të zgjaste martesën me Interin dhe do t’i rriste pagën yllin argjentinas.
Bëhet fjalë për një marrëveshje të re deri në vitin 2028, me pagën që mund të rritet në 7.5 milionë euro neto plus bonuse. Lautaro ka realizuar 21 gola këtë sezon.