Interi i vendosur, ofron 30 milionë euro për Gosens

interi, është i vendosur për ta transferuar mbrojtësin e krahut të majtë Robin Gosens.

Sipas mediave në Itali, thuhet se Interi tashmë i ka ofruar Atalantas 30 milionë euro për transferimin e Gosensit gjatë miniafatit kalimtar të janarit. Gosens që ishte pranë largimit nga Atalanta para fillimit të këtij edicioni, pëlqehet shumë nga trajneri i Interit, Simone Inzaghi që po insiston në transferimin e tij.

27-vjeçari ka kontratë me Atalantan deri në vitin 2023 kurse këtë sezon ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asistim në pesë ndeshje në të gjitha garat.


Shtuar 23.09.2021 08:12