Interi është në proçes të avancuar me bisedimet në lidhje me kontratat e dy kroatëve, Brozoviç dhe Perisiç.
Në shtëpinë zikaltër ka optimizëm për rinovimin e dy lojtarëve më me vlerë të ekipit që këtë sezon kanë dhënë shumë për ekipin italian. Brozoviç tashmë është gati të ulet të bisedojë me drejtuesit për termat e rinovimit. “Gazzettadellosport” shkruan se javën e ardhshme Brozoviç do të ketë takimin me drejtuesit zikaltër ku përflitet se kontrata e paraqitur nga Interi do të jetë 5,5 milion euro në sezon deri në vitin 2025.
Ndërsa Perisiç ka pranuar në media se është gati të rinovojë kontratën me Interin dhe se nuk ka ndërmend të largohet nga ekipi. Të dy kroatët janë të duartrokitur nga tifozët në çdo ndeshje, ata janë dy nga më të preferuarit e tifozerisë zikaltër./h.ll/albeu.com