Interi është finalisti i parë i Superkupës së Italisë!

Interi është finalisti i parë i Superkupës së Italisë 2024. Në ndeshjen gjysmëfinalen e parë të Superkupës që u zhvillua në Riad të Arabisë Saudite, skuadra e Inzaghit mundi Atalantën 2-0 dhe siguron në këtë formë biletën për ndeshjen e fundit të turneut ku do të luaj për të fituar trofeun.

Zikaltrit do të luajnë me fituesin e çiftit Juventus-Milan që do të luhet ditën e nesërme. Në parkun Al-Awwal në Riad në pjesën e parë, kampionët e Italisë komanuan ndeshjen dhe krijuan shumë raste shënimi, por u përballën me një super Carnesecchi.

Në pjesën e dytë ishte Dumfries protagonist i skuadrë së Inzaghit. Holandezi në fillim arriti të zhbllokojë rezultatin e ndeshjes me një goditje me kokë në minutën e 49-të, ndërkohë që në minutën e 61-të është sërish ai që shënoi edhe golin e dyhtë personal dhe për Interin duke I siguruar kështu avancimin për në finale.

Në funin e ndeshje ishte edhe Ederson ai që shënoi një tjetër gol por u anulua për shkak të një pozicioni të parregullt të De Ketelaere.


Shtuar 2.01.2025 23:22