Interi dhe Juventusi synojnë Daniel Maldinin

48 orë më parë u shfaqën lajmet për interesimin e Interit për Daniel Maldinin, djalin dhe nipin e dy legjendave të Milanit (Paolo dhe Cesare), tashmë vjen një tjetër lajm i bujshëm që mund të shkaktojë dhimbje të mëtejshme për kuqezinjtë.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Cristiano Giuntoli do të ndjekë në stadium ndeshjen Itali-Belgjikë të mbrëmjes së sotme.

Drejtuesi i Juventusit do të shfrytëzonte mundësinë për të parë drejtpërdrejt, edhe sulmuesin që luan aktualisht te Monza, i cili përshtatet në mënyrë perfekte në projektin e të rinjve të klubit të Juventusit.

Kartoni i Daniel Maldinit është ndarë mes Monzas dhe Milanit. Sepse nëse është e vërtetë që ka pasur një transferim të përhershëm verën e kaluar, nga ana tjetër bardhekuqtë nuk kanë paguar asgjë për kontratën e sulmuesit të thirrur në kombëtare nga Luciano Spalletti .Prandaj, si në transferimet e tjera, Milanit i mbeti rishitja e ardhshme prej 50%.


Shtuar 10.10.2024 14:51