Kupa e Botës për Klube fillon natën mes së shtunës dhe të dielës, dhe FIFA po përballet me një problem të madh – interesi për këtë garë nuk është aspak afër asaj që kishin shpresuar.
Ndeshja e parë e Kupës së Botës për Klube në formatin e ri me 32 skuadra do të luhet në stadiumin Hard Rock në Miami midis Inter Miamit dhe Al-Ahly nga Egjipti.
FIFA e caktoi qëllimisht këtë ndeshje për hapjen e garës sepse shpresonte që Lionel Messi do të tërhiqte spektatorë, por kjo nuk ndodhi.
Stadiumi Hard Rock ka një kapacitet prej 65,000 vendesh dhe u shitën vetëm 20,000 bileta.
🚨 FIFA are struggling to fill the stadium for the opening match of the Club World Cup where Lionel Messi's Inter Miami will face Al Ahly. The Hard Rock stadium's capacity is 65.000 but only 20,000 tickets have been sold. 🤯😭
FIFA have found a solution and have now entered a… pic.twitter.com/7KjJkMj76F
— Football Tweet ⚽ (@Football__Tweet) June 12, 2025
Biletat dolën në shitje në dhjetor dhe në atë kohë çmimi më i lirë ishte deri në 303 euro. Duke qenë se shitjet ishin katastrofike, çmimet u ulën vazhdimisht dhe tani biletat mund të blihen për 48 euro.
Por kjo nuk është e gjitha. FIFA, nga frika e tribunave gjysmë të zbrazëta, nënshkroi një kontratë me Kolegjin Miami Dade, i cili ka 100,000 studentë, dhe çdo student që blen një biletë, e cila kushton 3.5 euro, merr katër bileta falas.
“Stadiumi do të jetë plot dhe atmosfera do të jetë e pabesueshme. Është e vërtetë që ka ende vende të lira, por ne do të shesim bileta në ditët në vijim”, tha presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.