Inter zyrtarizon transferimin e radhës, Bellanova vishet zikaltër

Interi ka bërë zyrtare sot transferimin e radhës, Raoul Bellanova.

Anësori ka ardhur në formë huazimi me të drejtë blerje në fund të sezonit nga Cagliari. Lojtari iu nënshtrua kontrolleve mjekësore dy ditë më parë dhe tashmë sot kaloi portat e Appiano-s për testet e para sezonale.

Bellanova sezonin e kaluar ra në sy për krosimet e tij të sakta dhe teknike, për  të cilën mori edhe një çmim nga Serie A TIM/ h.ll/albeu.com


Shtuar 6.07.2022 09:29