Interi tani është në nxitim për të zgjidhur çështjen e Milan Skriniar dhe i ka bërë të ditur ndërmjetësve të operacionit me PSG, shkruan “Gazzetta dello Sport”, se ata duan të përshpejtojnë situatën. Zikaltërit duan që francezët të përshpejtojnë negociatat nëse janë të interesuar për mbrojtësin sllovak, por duke bërë ofertën e duhur për të.
Edhe sepse sllovaku pritet të dielën në Milano dhe gjithashtu vet ai do të donte të kishte siguri për të fatin e tij.
Klubi francez është ende te oferta 60 milionë euro, por për momentin Interi nuk ka ndërmend të pranojë oferta nën 70 milionë euro./ h.ll/albeu.com