Inter tenton të rinovojë, Skriniar sheh si destinacion të mundshëm Real Madridin

Real Madridi është një destinacion potencial për mbrojtësin e Interit, Milan Skriniar, i cili në fakt është duke kaluar një periudhe të “turbulluar” në Milano.

Sllovaku është drejt fundit të kontratës së tij më klubin “zikaltër” dhe nuk dihet nëse do të rinovojë, ndërsa interes për të kanë shfaqur disa ekipe të mëdha.

Sipas Calciomercato, ekipet tjera janë duke hasur vështirësi me Real Madridin për blerjen e kartonit të qendërmbrojtësit.

Mbetet të shihet se çfarë do të vendosë për të ardhmen 27-vjeçari, teksa opsionet në tavolinë nuk mungojnë./albeu.com


Shtuar 6.10.2022 14:21