Inter piketon rezervën e Calhanoglu, ai është i gatshëm të transferohet

“Corriere dello Sport” e ka nisur ditën me titullin “Ideja e Interit për mesfushën është Mkhitaryan”.

Me largimin e vidal dhe Vecino, nevojiten përforcime të reja në mesfushë dhe Interi po reflekton mbi Mkhitaryan, të cilit i skadon kontrata me Romën.

Të lidhura

None found

Gazeta prestigjoze italiane gjithashtu ka bërë të ditur se Interi ka pothuajse një muaj që ka nisur kontaktet me lojtarin armen, dhe thuhet se ai është i gatshëm të kalojë tek Interi.

Zikaltërit e duan atë si zëvendësuesin e Hakan Calhanoglu, pasi turku për sezonin tjetër shihet përsëri si titullar./h.ll/albeu.com


Shtuar 21.05.2022 09:52