Inter-Onana e kryer, e konfirmon gazetari i njohur italian

Duket se aventurës së Onana tek Ajax i ka ardhur fundi.

Inter ka kohë që e vëzhgon portierin e talentuar dhe së fundmi tashmë po pritet vetëm nënshkrimi i kontratës. Sipas gazetarit të njohur sportive, Fabrizio Romano, kontrata do të firmoset në javët e para të janarit të vitit 2022.

Onana nuk do të mund të firmosë kontratën në këtë muaj (dhjetor) por në janar. Ai do t’i bashkohet zikaltërve me parametra zero dhe do t’i bashkohet zyrtarisht në qershor të vitit 2022 edhe pse kontrata do të firmoset në janar nga të dyja palët./ h.ll/albeu.com


Shtuar 21.12.2021 20:58