Inter ndërmerr veprimin e çuditshëm, i vendos çmim Romelu Lukakut

Romelu Lukaku është një nga sulmuesit më në formë në Europë, duke mbajtur thuajse gjithë peshën e sulmit të Interit dhe qenë një nga golashënuesit më të mirë në Itali.

Duke parë formën e frikshme të belgut në Itali, vend ku sulmuesit vuajnë për të shkuar te goli, skuadra të mëdha kanë nisur të kenë interes për blerjen e tij.

Manchester City dhe Barcelona janë dy klubet për të cilat kanë dalë thashethemet e para, teksa nga Italia vjen një lajm i bujshëm, që nuk i lumturon aspak interistët.

Corriere dello Sport raporton se Interi është gati ta shesë Lukakun në rast se vjen një ofertë e denjë. Interi është gati ta shesë Lukakun në rast se vjen një ofertë më pak se 12 milionë euro.

Shtuar 2.04.2021 12:04