Inter, Napoli e Barça në “garë” për Ounahi, por oferta e parë vjen nga Franca

Azzedine Ounahi e afirmoi emrin e tij, me ato paraqitje fantastike me Marokun, në Kupën e Botës, “Katar 2022”.

Mesfushori maroken ishte një nga zbulimet dhe tashmë disa skuadra janë duke ndjekur hapat e tij, me kontakte të drejtpërdrejta me Angers dhe shoqëruesit e tij. Mes tyre është edhe Interi, por edhe Napoli e sipas zërave të fundit të konfirmuar edhe disa ekipe nga Franca janë të interesuara.

Sipas mediave, “zikaltrit” dhe Napoli janë në garë për lojtarin, ashtu si Barcelona, ​​por deri më tani, skuadra më favorite duket të jetë Olympique Marseille, e cila në javët e ardhshme do të formulojë një ofertë 20-25 milionë euro për mesfushorin e Angers. /albeu.com


Shtuar 26.12.2022 16:47