Inter merr një fitore në limite, Brozovic dhe Handanovic shpëtojnë zikaltërit nga humbja (VIDEO)

Inter ka arritur të marrë një fitore të vuajtur sot ndaj Torinos me rezultatin minimal 1-0.

Zikaltërit në pjesën e parë pothuajse nuk ishin fare në fushë, ku madje nuk arritën do godasin asnjëherë portën e kondërshtarit.

Miqtë ishin shumë të rrezikshëm në çdo minutë të lojës, madje duke goditur disa herë portën e Interit, por Handanovic sot ka shpëtuar mrekullisht Interin nga humbja me pritjet që ka bërë.

Mrekullia për Interin vjen një minut para se të mbyllej koha e rregullt, pra në minutën e 89-të, një asistim shumë i bukur nga Barella kthehet në gol nga Brozovic.

Inzaghi është duke rrezikuar shumë stolin dhe Inter duhet të rikthehet te loja e tij pasi performance e sotme la për të dëshiruar, edhe pse u morën tre pikët./ h.ll/albeu.com


Shtuar 10.09.2022 19:57

Tags: ,