Inter kërkon transferimin e lojtarit të kombëtares shqiptare

Një lajm i bujshëm vjen nga mediat italiane, të cilat raportojnë se Interi kërkon transferimin e Berat Gjimshitit gjatë merkatës së ardhshme.

Zikaltërtit e shikojnë mbrojtësin kuqezi si një lojtar ideal për mbrojtjen e tyre në sezonin e ardhshëm, duke u konsideruar kështu si zëvendësuesi i duhur i Stefane De Vrij, i cili pritet të largohet në fund të sezonit, dhe për këtë drejtuesit e Interit kanë filluar nga puna për ta bërë të mundur diçka të tillë.

Simone Inzaghi e pëlqen 28-vjeçarin dhe për këtë drejtuesit kanë marrë edhe “dritën jeshile” nga trajneri i skuadrës, i cili e vlerëson shumë faktin që e njeh skemën me 3 mbrojtës dhe mund të përshtatet menjëherë në Milano.

Marota është duke menduar që të ofrojë sulmuesin Pinamonti, si shkëmbim për Gjimshitin.

Për mbrojtësin e kombëtares shqiptare do të ishte një largim pas 5 vitesh nga Atalanta, ndërsa do të niste kështu një aventurë të re në Milano./ h.ll/albeu.com


Shtuar 16.02.2022 18:23