Inter ka vënë si synim një nga dy lojtarët e PSG-së, të cilët pëlqehen nga zikaltërit.
Spanjolli Juan Bernat dhe francezi Layvin Kurzawa janë dy anësorët e klubit francez të cilët Inter është duke i shqyrtuar si mundësi rotacioni. Inter po punon për objektivin e qartë që ka për projektin e ri. Si lojtarë rezervë Inter ka veteranin Kolarov dhe Dimarcon.
Inter nuk e ka mundësinë ekonomike për të shpenzuar shumë dhe mendohet se njeri nga dy anësorët e PSG-së do të jenë të përballueshëm nga ana financiare./ h.ll/albeu.com