Inter godet në merkato, pothuajse e kryer me kanadezin e Club Brugge

Tajon Buchanan praktikisht mund ta konsiderojë vete një lojtar i Interit. Zikaltërit kanë goditur në merkato duke arritur marrëveshjen personale me lojtarin anësor, dhe tashmë kanë mbetur vetëm detajet për t’u vendosur me klubin belg të Bruges.

Interi u detyrua të lëvizte në merkato për arsye se Cuadrado u detyrua t’i nënshtrohej një operacioni. Për kanadezin, Marotta ka rënë dakord me klubin belg që ta transferojë për 8 milionë euro.

Bruges, i cili fillimisht kërkoi rreth 12 milionë euro, ka ardhur për të takuar drejtuesit e Interit në Milano dhe kanë rënë dakord përfundimisht për shifrën e 8 milionë eurove.

Kanë mbetur edhe detajet e fundit të kontratës për t’u vendosur dhe fill pas natës së Vitit të Ri Buchanan pritet në Milano për të kryer vizitat mjekësore. /abcnews.al


Shtuar 27.12.2023 15:27