Inter tashmë është futur në garë për shërbimet e Gosens.
Anësori gjerman momentalisht është i dëmtuar. Për të ka treguar interes më herët klubi anglez i Newcastle. Por zikaltërit e Milanos po studiojnë mundësinë e transferimit direkt nga Bergamo.
Atalanta e lëshon të lirë lojtarin vetëm me blerje direkte dhe jo me huazim me të drejtë blerjeje.
Inter po vlerëson fizibilitetin dhe operacionin e transferimit të lojtarit./ h.ll/albeu.com