Inter përsërit suksesin e javës së parë, duke fituar po 2-0 ndaj Cagliarit në Sardegna, ashtu si ndaj Monza-s në sfidën e parë. Dy gola që erdhën në gjysmë ore lojë në pjesën e parë, duke administruar në mënyrë perfekte më pas.
Skuadra e Inzaghit zhbllokoi sfidën në minutën e 21’, me Dumfries që gjeti rrugën drejt rrjetës pas asistit të Thuram. Ndërsa vetëm nëntë minuta më pas Lautaro dyfishoi avantahzin e “zikaltërve” pas asistit të Dimarcos.
Në fraksionin e dytë Interi pati edhe disa raste të tjera për të thelluar më tej rezultatin, por në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 0-2. Ndërkohë, zikaltërit goditën edhe dy herë shtyllën, njëherë në pjesën e parë dhe njëherë në të dytën
Kështu Cagliari pëson humbjen e parë të sezonit dhe renditet në vend të 15-të me një pikë, teksa Interi merr fitoren e dytë radhazi dhe renditet në vend të tretë me gjashtë pikë, pas Milanit kryesues dhe Napolit të vendit të dytë.