Inter-Barça, ​​UEFA për Marciniak: Asnjë problem në arbitrim

Për drejtuesit, lojtarët dhe stafin e Barcelonës, arsyeja kryesore e eliminimit në gjysmëfinale të Champions League nga Interi ka një emër dhe një mbiemër: Szymon Marciniak.

Arbitri polak është vënë në shënjestër të katalanasve për disa vendime të gjykuara të gabuara, por UEFA nuk e sheh njësoj.

I kontaktuar nga Marca, një përfaqësues i UEFA-s është përgjigjur: “Nuk ka pasur probleme në arbitrim”.

Në orët pas ndeshjes në Milano u fol për një dëshirë të qartë që Barcelona të mos ishte e pranishme në finale. “Ata ishin të frikësuar”, tha Gavi, pa specifikuar se kujt i drejtohej, por këtë e tha pasi iu referua vendimeve të arbitrit.

Ose Eric García, i cili tha: “Për arsye përtej kontrollit tonë, gjërat nuk shkuan ashtu siç donim. Të gjithë e dimë se çfarë na ndodhi me këtë arbitër”.


Shtuar 8.05.2025 18:21