Kapiteni i Napolit Lorenzo Insigne ka folur mbrëmjen e djeshme pas fitores së thellë 4-0 ndaj Lazios.
Sulmuesi 30-vjeçar deri para pak kohësh deklaronte se nuk do të rinovonte me klubin italian dhe përflitej se do të largoheshe me parametra zero në fund të sezonit. Dje, për mikrofonat e “Dazn” ka deklaruar të kundërtën.
“Sot ishte një fitore e madhe dhe me shumë vlerë pasi morëm tre pikë të rëndësishme dhe kështu u shkëputëm paksa nga Interi dhe Milani. Rinovimi? Avokati im është duke punuar për këtë gjë dhe jemi optimist. Napoli është ekip i madh dhe unë kam kaluar shumë vite të bukura këtu. Gjithësesi nuk varet vetëm nga dëshira ime për të rinovuar kontratën por edhe nga klubi, të shohim.”/h.ll/albeu.com