Andres Iniesta është rikthyer në fushë, në ndeshjen Vissel Kobe – Sanfrecce Hiroshima.
Legjenda e futbollit spanjoll u rikthye nga lëndimi pas katër muajve. Ai u fut në fushë në minutën e 75’të, ku skuadra e tij ishte duke fituar 3 me 0.
36-vjeçari pas ndeshjes u shpreh tejet i lumtur për rikthim, duke thënë se iu duk vetja si të ishte 15-vjeçar.
“Mu duk vetja si 15-vjeçar, nga nervat dhe nga lumturia”, ka thënë Iniesta pas takimit.
Kujtojmë që ish-lojtari i Barcelonës ndeshjen e tij të fundit e kishte luajtur më 13 dhjetor të vitit 2020.
Andres Iniesta made his return to action for Vissel Kobe after more than four months out injured.
Iniesta, who turns 37 this month: "It was like I was 15, such nerves, but such happiness!”
(?: @andresiniesta8)pic.twitter.com/X6H8r5S7vs
— B/R Football (@brfootball) May 1, 2021