Incident i rëndë në pishinë, talenti i Cagliarit transportohet me helikopter dhe shtrohet në kujdes intensiv

Yael Trepy, sulmuesi 20-vjeçar i Cagliarit, është shtruar në repartin e kujdesit intensiv pas një incidenti ku rrezikoi të mbytej në pishinën e një vile luksoze në Sardenjë.

Lojtari francez u dërgua me urgjencë në spital përmes helikopterit, ndërsa klubi i Cagliarit ka shprehur shqetësim për gjendjen e tij shëndetësore.

Të lidhura

None found

Incidenti ndodhi gjatë ditës së lirë që futbollistët kishin marrë pas përfundimit të ndeshjes së Kupës së Italisë.

Gazeta italiane Unione Sarda raporton se Trepy humbi ndjenjat në ujë gjatë pasdites.

Sipas raportimeve të mediave italiane, futbollisti nuk di të notojë dhe, në rrethana që ende nuk janë sqaruar, përfundoi në zonën e thellë të pishinës.

Pas ngjarjes, Cagliari doli me një reagim zyrtar dhe konfirmoi se sulmuesi po trajtohet në kujdes intensiv.

“Cagliari Calcio njofton se futbollisti Yael Trepy aktualisht është i shtruar në Spitalin Civil Santissima Annunziata në Sassari, ku ndodhet në repartin e kujdesit intensiv”, bëri të ditur klubi në njoftimin e tij.

Drejtuesit e Cagliarit sqaruan gjithashtu se situata po ndiqet nga afër së bashku me stafin mjekësor dhe familjen e lojtarit. Klubi kërkoi njëkohësisht që të respektohet privatësia e Trepy dhe e të afërmve të tij.

Vetëm pak ditë përpara incidentit, Trepy kishte luajtur për 54 minuta në suksesin 1-0 të Cagliarit kundër Arezzos.

Sulmuesi francez mbërriti te Cagliari në vitin 2022, duke u bërë pjesë e akademisë së klubit. Debutimi i tij në Serie A erdhi sezonin e kaluar, kur regjistroi tetë paraqitje dhe realizoi një gol.


Shtuar 17.08.2026 15:52

holiganbetholiganbetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetJojobetHoliganbetjojobetgrandpashabetganobetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisJojobetCasibomholiganbetJojobet Girişultrabetcasibom orjinaljojobetcasibombetciocasibom girişholiganbetGüncel ve Resmi Casibomcasibomonwin girişcasibom girişsahabet giriş