Iker Casillas me zemër të madhe: Punon për shuarjen e zjarreve në qytetin e tij (FOTO LAJM)

Flakët e zjarrit kanë “pushtuar” qytetin e Navalacruz, aty ku ka lind legjenda spanjolle, Iker Casillas.

Edhe pse zjarri ka shkatërruar më shumë se 15,000 hektarë, portieri historik i Real Madridit, nuk ka nguruar që të marrë pjesë duke kontribuar për fikjen e zjarrit, shkruan Albeu.com

Siç dihet, qindra njerëz janë dashur të evakuohen nga lokalitetet e asaj zone, edhe pse flakët kanë filluar të stabilizohen, ende konsiderohen të sigurta.

Iker Casillas shpjegoi në llogarinë e tij në Instagram përvojën e tij të bashkëpunimit në shuarjen e zjarrit në Navalacruz: “Me ashpërsi përballë flakëve! Pa asnjë frikë të ndihmoj dhe bashkëpunoj me njerëzit! Të mëdhenj ata që dinin më shumë dhe që na kanë udhëzuar. Këto janë ato që e bëjnë njeriun krenar të njihet”, shkruan Casillas. /albeu.com/

View this post on Instagram

A post shared by Iker Casillas (@ikercasillas)


Shtuar 19.08.2021 23:11