Adrien Rabiot me shumë mundësi do të largohet nga Marseille këtë merkato verore. Mesfushori 30-vjeçar, është gati për një aventurë të re, teksa ofertat për të nuk mungojnë.
Milan, është futur seriozisht në garë për shërbimet e mesfushorit të Francës. Vetë drejtori sportiv i kuqezinjve, Igli Tare është pranë akordit me Rabiot, i cili është i hapur për një rikthim në Serie A.
Kujtojmë se më parë, 30-vjeçari ka mbajtur veshur fanellën e Creteil, Manchester City, Pau FC, PSG, Toulouse, Juventus dhe së fundmi Marseille. Ndërsa në sezonin e fundit, Rabiot ka shënuar 10 gola e asistuar në 6 të tjerë, në 31 ndeshje.