Igli Tare gjen pasardhësin e Teos në Angli, Milani arrin akordin me…

Rilindja në krahët e mbrojtjes është një nga prioritetet e verës për Milanin dhe për drejtuesit Tare e Furlani nuk ka më kohë për pritje.

Krahu i majtë i mbrojtjes do t’i besohet Pervis Estupinjanit. Futbollisti nga Ekuadori është pjesë e Brajtonit në Ligën Premier. Lojtari 27-vjeçar është një nga elementet më të spikatura të klubit anglez, me të cilin ka zhvilluar paraqitje mjaft pozitive.

Eksperti i merkatos, “Fabricio Romano”, ka njoftuar se palët kanë arritur marrëveshjen verbale mes tyre për këtë transferim.

Milani do të paguajë 17 milionë euro plus 2 milionë të tjera shtesë për kartonin e Estupinjanit. Ndërkohë vetë mbrojtësi i majtë do të firmosë një kontratë afatgjatë me klubin kuqezi. Në ditët në vijim pritet të vijë edhe zyrtarizimi i marrëveshjes.


Shtuar 22.07.2025 09:52