Komiteti Olimpik i Kosovës vlerëson se mbetet rreziku që vendi të humbasë organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.
Muajin e kaluar, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ngriti shqetësimin për mundësinë e humbjes së aktivitetit dhe publikoi një letër të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), ku përmendeshin vonesat në përmbushjen e detyrimeve. Në letër thuhej se Kosova nuk kishte përfunduar procedurat për garancitë bankare: njëra duhej të kryhej në janar të këtij viti, ndërsa tjetra në qershor.
None found
Pas mbledhjes së Bordit Ekzekutiv të KOK-ut të mërkurën, u bë e ditur se organizimi i Lojërave Mesdhetare në Prishtinë vazhdon të jetë në rrezik. Sipas vendimit të Bordit, në javët e ardhshme pritet të zhvillohet në Athinë një takim me ICMG. Komiteti Organizativ i Lojërave Mesdhetare (OCMG) do të përfaqësohet nga dy përfaqësues të Qeverisë, dy të Komunës dhe dy të KOK-ut. Në vendim thuhet se “ende ekziston rreziku për humbjen e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030”.
Lojërat Mesdhetare konsiderohen ndër ngjarjet më të mëdha sportive që i janë besuar Kosovës. Për ngritjen e infrastrukturës së nevojshme për këtë aktivitet shumësportësh, Qeveria është zotuar të ndajë rreth 250 milionë euro.
Pas stërvitjeve në “Shtëpinë e Futbollit”, Kombëtarja e Shqipërisë, ka mbyllur përgatitjet të mërkurën për duelin e rëndësishëm ndaj Finlandës…
Kombëtarja e Shqipërisë do të presë Finlandën nesër, më 12 nëntor, teksa sfida nis në orën 20:45. Dueli vendimtar ku…
Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030 kanë nxitur përplasje mes deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, dhe ministrit të…
Në një deklaratë për mediat, deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka denoncuar një skemë trasnferimi parash publike nga tenderat…
Portieri gjerman, Marc-Andre ter Stegen, ka folur për të ardhmen e tij pas huazimit te Ajaxi, duke lënë të hapur…
Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030 kanë nxitur përplasje mes deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, dhe ministrit të…