Bayern Munich ka reaguar zyrtarisht për gjendjen shëndetësore të Jamal Musialas, si edhe për komunikimin me përfaqësuesit e futbollistit, duke bërë të ditur edhe datën kur u shfaqën simptomat e para.
Klubi gjerman njoftoi se të martën zhvilloi një takim me agjencinë 11WINS, që menaxhon interesat e Musialas.
None found
Biseda mes palëve u zhvillua në mënyrë konstruktive, ndërsa të dyja palët ranë dakord se rikuperimi dhe shëndeti i lojtarit duhet të mbeten prioriteti kryesor.
“Jamal Musiala e ka mbështetjen tonë të plotë në rrugën e tij drejt rikuperimit”, deklaroi Bayern Munich në komunikatën zyrtare.
Pas spekulimeve të shumta të ditëve të fundit, klubi bavarez dhe agjencia 11WINS vendosën të japin sqarime edhe për momentin kur nisën shqetësimet shëndetësore të futbollistit gjerman.
Sipas njoftimit, Musiala iu nënshtrua ekzaminimit të parë më 22 prill 2025, pasi kishte shfaqur simptoma të ngjashme me humbjen e vetëdijes.
Kontrolli u krye në bashkëpunim me Bayern Munichun dhe departamentin mjekësor të klubit, menjëherë pas shfaqjes së simptomave të para neurologjike.
Në përfundim, Bayern Munich dhe përfaqësuesit e Jamal Musialas konfirmuan se bisedimet do të vijojnë në një klimë bashkëpunimi dhe konfidencialiteti.
Kryetari i Komunës së Butelit Darko Kostovski, nuk u përgjigj kur u pyet nga gazetarët se pse nuk e zbatoi…
Ditën e sotme, deputetja Elisa Spiropali, ka kërkuar hapjen e garës për drejtimin e partisë pas 17 vitesh. Ajo sfidoi…
Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari komentoi letrën e hapur të Ali Ahmetit drejtuar atij, në lidhje me çështjen e provimit…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Brukselit, ku do të marrë pjesë në Samitin Bashkimi Evropian – Ballkani…
Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare (ICMG) ka ftuar Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK) në një takim në Athinë, më 3…
Elisa Spiropali, në një dalje për mediat këtë të mërkurë, ka folur për herë të parë për largimin e saj…