Pas festës së kostumeve që mori pjesë mbrëmë me shokët e skuadrës, sulmuesi argjentinas i është çaktivizuar llogaria sociale.
“Na falni, kjo faqe nuk eshte ne dispozicion”. Ky është shkrimi që u shfaqet fansave kur kërkojnë emrin e Mauro Icardit në Instagram, marrë nga Corriere Dello Sport.
Llogaria e sulmuesit të PSG aktualisht është e çaktivizuar. Por çfarë ndodhi? A ka mundësi që kriza e përjetuar javën e kaluar me gruan e tij Wanda Nara të ketë lidhje me të ?
Mbrëmjen e djeshme, pasi luajti pjesën e dytë kundër Lille , ai mori pjesë në ditëlindjen e Hakimit. Në profilin e Wanda Nara ka shumë histori që dokumentojnë festën dhe gjithashtu Verratti dhe gruaja e tij kanë ndarë foto dhe video të mbrëmjes. /albeu.com/