Mauro Icardi duket se do të jetë në dalje nga PSG dhe do të jetë lojtari i parë që mund të largohet sapo të hapet merkatoja verore.
Sulmuesi argjentinas është i qartë se tashmë nuk ka më hapsira për të dhe vendi i titullarit është zhdukur pasi treshja aktive është Messi-Mbappe-Neymar.
29-vjeçari nuk ka patur një aventurë të mirë me klubin francez ku nuk ishte ai ‘bomberi’ që pritej pasi erdhi nga Milano. Në 88 ndeshje me PSG, Icardi ka shënuar 38 gola dhe ka asistuar 10 herë.
Në Itali, me ekipin zikaltër ai luajti 219 ndeshja dhe shënoi 124 gola dhe 29 asistime të kryera.
Icardi thuhet se ka refuzuar në Angli ofertën e Arsenalit dhe të Newcastle.
Ai preferon të rikthehet përsëri në Seria A, ku momentalisht klubet që e vrojtojnë janë Milan, Napoli dhe Roma. Vlera e kartonin është 30 milion euro por problem mbetet paga e tij e cila është 10 milion euro në sezon./ h.ll/albeu.com