Që pas ardhjes së Lionel Messit, Mauro Icardi nuk është më në planet e teknikut.
E ardhmja e tij shihet akoma dhe më shumë larg ekipit parisien.
Gjithsesi, disa ekipe “big” janë të gatshëm të marrin shërbimet e sulmuesit 28-vjeçar.
Juventus , Milan dhe Tottenham janë të gatshme të dalin në sulm për argjentinasin.
Milan e sheh Icardin si zëvendësuesin ideal të Zlatan Ibrahimoviç por do të jetë një derbi italian me Juventus për shërbimet e ish-sulmuesit të Inter. /albeu.com/