Paqja u arrit mes Wanda Narës dhe Mauro Icardit, ose të paktën kjo duket nga fotot e publikuara ditët e fundit në rrjetet sociale.
Megjithatë sulmesi i PSG, ka zbuluar versionin e tij. Wanda Nara tashmë di gjithçka, ashtu si dhe shokët e Icardit te PSG, të cilët do ta kishin bombarduar me pyetje në dhomat e zhveshjes.
“Icardi tha se me China vetëm janë puthur, sepse ajo kishte temperaturë, – zbuloi Yanina Latorre. – Sidoqoftë, nëse dikush ka Covid-19, mjafton një puthje për ta transmetuar. Ajo kishte temperaturë dhe nuk mund të largohej, Icardi qëndroi me të sepse kishte ardhur tashmë në Paris. Ky është versioni i Maurito”.
Gjithashtu, sipas programit televiziv “Los ángeles de la mañana”, ëanda do të ishte inatosur pikërisht sepse ish-sulmuesi i Interit i tha asaj se kishte shkuar në hotel vetëm për të mos e lënë China Suarez në baltë. “E gjitha kjo ka ndodhur vetëm sepse Icardi është budalla”, – përfundoi Latorre.