Ibrahimovic po cilësohet një “zero” në vendlindjen e tij, ka vrarë një luan

Zlatan Ibrahimoviç është mbushur me kritika në vendlindjen e tij, Malmo të Suedisë!

Sulmuesi i AC Milan pretendohet se ka vrarë një luan në Afrikën e Jugut gjatë vitit 2011,.

Edhe pse thuhet se Ibrahimoviç e kishte licencën për ta bërë këtë gjë – në Suedi po kritikohet, pasi lojtari ka marrë me vete në shtëpinë e tij, lëkuren, nofullën dhe kafkën e luanit.

39-vjeçari është i pasionuar pas luanëve. Ai e cilëson vetën si të tillë, madje ka edhe një tatuazh në trupin e tij.

Një raport nga Fondi Ndërkombëtar për Mirëqenien e Kafshëve thotë se nga viti 2004 deri 2014 rreth 1.7 milionë kafshë u vranë për t’ia marr lëkuren me vete në shtëpinë e tyre.

 

 


Shtuar 6.04.2021 11:04