Ibrahimovic: Na vjen keq për Champions League, por ne do të luftojmë për Scudetton

Në intervistën e gjatë për Radio Deejay, Zlatan Ibrahimovic tregon shumë detaje për momentin e Milanit , jetën e tij private dhe anekdotat nga e kaluara.

Në veçanti suedezi fokusohet te eliminimi i kuqezinjve nga Champions League , te objektivat e radhës të skuadrës së Piolit dhe te negociatat që mund ta kishin çuar në Napoli në vitin e Ancelottit.

“Jemi të zhgënjyer me daljen nga Champions League, më vjen shumë keq, por do të luftojmë për të fituar Scudetton. Dështimi është baza e suksesit, do të rritemi dhe do të fitojmë përvojë ”, shprehet fillimisht Ibra.

Për negaciatat me Napolin suedezi shpjegon: ” Programi ishte të shkoja në Napoli për katër muaj, të fitoja Scudetton dhe të kthehesha në Suedi . Unë isha në Amerikë dhe Raiola më tha të kthehesha për të luajtur në Evropë, në Itali. Në  atë moment që pashë dokumentarin e Maradonës, tifozët ishin një gjë e pabesueshme. Kisha biseduar me Napolin, por ditën që duhej të firmosja por ata e larguan Ancelottin . Ai më kishte bindur, gjithçka u krye. Kisha biseduar shumë me të dhe dita kur u largova u ndjeva shume e pasigurt. Me pas erdhi Milani. Gjerat shkuan mire dhe ne fund te sezonit vendosa te vazhdoja kontraten.Nuk kisha folur me gruan time dhe vazhdova me pasion.” /albeu.com


Shtuar 9.12.2021 13:53