Sulmuesi 41-vjeçar i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, i cili ka qenë në rikuperim e sipër që nga maji ka folur duke shpjeguar se në këtë moment nuk mendon për t’u tërhequr.
“Dua të jem i shëndetshëm dhe për sa kohë të jem në atë nivel, do të vazhdoj të luaj për të parë deri ku mund të shkoj. Për sa kohë që mund të prodhojë rezultate, unë do të vazhdoj të luaj.
Ditën kur të ngadalësoj, dua që njerëzit rreth meje të jenë të sinqertë dhe të thonë se po ngadalësohem dhe do të jem realist. Mendoj se në rastin tim e kam këtë shtysë, dua të përmirësohem çdo ditë. Kam mendësinë që nëse nuk punoj mjaftueshëm nuk ndihem mirë./ h.ll/albeu.com