Ibra nuk rikuperohet në kohë, spektator në derbi

 Shpresat e Milanit për të patur në dispozicion për derbi, sulmuesi Zlatan Ibrahimovic janë shuar përfundimisht ende pa u bërë publika lista e Piolit.

Sipas mediave italiane, edhe ato pak mundësi për ta nisur nga pankina, ndoshta në minutat e fundit nëse do të kërkohej ndihma e tij, janë shuar. Gjiganti suedez do të jetë në San Siro vetëm si spektator pasi inflamacioni në tendinën e akilit jo vetëm që nuk është shëruar por nuk ka bërë as progresin e duhur madje.

Duket si një “Deja Vu” e sulmuesit 40 vjeçar që dëmtohet prej 3 sezonesh në të njëjtën gjymtyrë, në të dyja këmbët. Në këtë pikë Ibrahimovic projektohet jashtë, edhe nga Kupa e Italisë, ndërsa Milan do të sfidojë Lazion në çerekfinale.

Javët kalojnë, sezonit po i afrohet faza finale ndërkohë që infermieria e “djallit” mbetet e tejmbushur. Me dyshimet edhe mbi Ante Rebic, sulmi i Milan tani mbetet në dorën e Olivier Giroud.


Shtuar 4.02.2022 13:23