I zhgënjyer pas finales së humbur, Aguero sot niset drejt Barcelonës

Sulmuesi argjentinasi i Man Cityt, Sergio Aguero e ka humbur finalen e madhe të Ligës së Kampionëve në takimin ndaj Chelseas.

Skuadra e Chelseas e fitoi takimin në 0:1 falë golit të shënuar nga Kai Havertz, shkruan IndeksOnline

 

Pas ndeshjes në sytë e Agueros u pa një zhgënjim i madh, ku dhe filloi të qante.

 

Me këtë zhgënjim, Aguero do të niset sot për në Barcelonë, pasi ditën e hënë do të kryej testet mjekësore dhe të prezantohet me fanellën e blaugranëve.

 


Shtuar 30.05.2021 10:05