Kombëtarja shqiptare do të luajë një nga ndeshjet me delikate të kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Kuqezinjtë ditën e shtunë do të përballen me Serbinë në “Arenën Kombëtare”, ora 20:45.
Një sfidë e cila dashur pa dashur ka një histori nga mbrapa, një histori që vazhdon prej vitesh. Pavarësisht se është një ndeshje futbolli, për shqiptarët flet shumë.
Por nëse qëndrojmë te futbolli, të gjithë e mbajnë mend atë përballje në Beograd më 14 tetor 2014, e cila vec për futboll nuk u fol.
NJë sfidë e cila doli krejtsisht nga kontrolli dhe ku futbollistët shqiptar u përballën me dhunë në një stadium që u pushtua nga serbët.
E tashmë pas thuajse 11 vitesh, dy ekipet do të sfidohen sërish, këtë herë me skuadër të ndryshuar, por me të njëjtin shpirt në fushë, për të kërkuar hakmarrjen.
Por i vetmi futbollist që ka përjetuar tmerrin e asaj nate është Elseid Hysaj. Shkodrani është i vetmi i mbijetuar te Kombëtarja gjatë këtyre viteve. Të gjithë futbollistët e tjerë që kanë zbritur në fushë e Beogradit nuk janë më pjesë e kuqezinjve.
Nga 23 futbollistë që kanë qenë të grumbulluar për atë përballje nga Gianni De Biasi, Përveç Hysajt, janë 10 lojtarë të tjerë që luajnë akoma, por kanë mbyllur aventurën e tyre me Kombëtaren, ndërsa të tjerët janë pensionuar nga futbollit.
Kështu Hysaj përveç se do të zbresë në fushë me ekipin e Sylvinhos, do të ketë një arsye më shumë për të “shkelur” kundërshtarin më të urryer.