I treti në histori, mungesa si e Benzema në Botëror nuk ndodhte që nga viti 1978

Karim Benzema nuk do të jetë pjesë e Kupës së Botës, që do të mbahet në Katar, për shkak të një dëmtimi.

Kështu për herë të parë fituesi i Topit të Artë, që nga viti 1978 nuk do të jetë i pranishëm në Kampionatin Botëror.

Asokohe ishte danezi Alan Simonsen i cili do të mungonte në Kupën e Botës, duke e parë si spektator. Para tij, vetëm Alfredo Di Stefano kishte munguar në Botërorin e vitit 1956. Por ndryshe nga Benzema, të dy këta lojtarë nuk e kishin humbur Botërorin për dëmtim, por për faktin se nuk ishin kualifikuar me përfaqësueset përkatëse.

Të gjithë fituesit e Topit të Artë, nga viti 1982:

82 Rummenigge

86 Platini

90 Van Basten

94 Baggio

98 Ronaldo

02 Owen

06 Ronaldinho

10 Messi

14 Cristiano

18 Cristiano