I përfundon kontrata në fund të sezonit, agjenti i Giroud “sms” Milanit

E ardhmja e Oliver Giroud është e pa qartë, me francezin që mund të largohet nga Milan në fund të këtij sezonit. Kontrata aktuale e sulmuesit me kuqezintë përfundon në qershor dhe siç duket deri tani nuk ka mundësi që diçka e tillë të vazhdojë.

Kjo edhe për shkak të moshës, pasi Giroud është 38-vjeç dhe kjo nuk i mban “ngrohtë” drejtuesit për edhe një tjetër sezon. Në lidhje me të ardhmen e francezit ka folur agjenti i Giroud, Vincenzo Marobito, i cili ka theksuar se sulmuesi ndihet mirë në Milano dhe se është i gatshëm për të qëndruar të paktën edhe një sezon tjetër.

“Giroud ndihet shumë mirë në Milano dhe do të dëshironte të vazhdonte, por tango kërcehet dyshe. Ai ka refuzuar milionat arabe, pasi mendon më gjatë për familjen dhe ka dhënë gjithmonë maksimumin për fanellën kuqezi. Është një nga sulmuesit e paktë që dinë të mbajnë lart skuadrën, por vendimi final i takon Milanit”, ka theksuar agjenti i francezit. /newsport.al/


Shtuar 8.02.2024 11:01