I papërmbajtshëm, Lukaku arrinë kuotën e 60 golave me kombëtaren e Belgjikës

Sulmuesi, Romelu Lukaku mbrëmë ka realizuar golin e tij të 60-të personal me kombëtaren e tij, në ndeshjen kundër Kroacisë.

Lukaku, realizoi mbrëmë në min 38’ në miqësoren mes Belgjikës dhe Kroacisë, gol ky që ishte i 60-ti për bomberin me fanellën e Belgjikës.

28- vjeçari ka arritur të realizojë 60 gola me Blegjikën në 93 ndeshje të zhvilluara.

Belgu, ka arritur shifrën e 60 golave me kombëtaren e tij më shpejtë se sa futbollistë si: Messi, Ronaldo, Suarez, Ibrahimovic, Lewandowski, Klose, Neymar, të cilëve ju kanë nevojitur më shum ndeshje për të arritur shifrën e 60 golave me kombëtaret e tyre.


Shtuar 7.06.2021 11:31