I palodhuri Ylber Ramadani, shqiptari lë pas Barellan dhe yjet e Juventusit

Ylber Ramadani është lojtari me më shumë kilometra të përshkruara përgjatë këtij sezoni të Serie A. Diçka të tillë e thonë statistikat e nxjerra nga faqja e mirënjohur e transferimeve dhe vlerave të lojtarëve, “Transfermarkt.it”.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare renditet në vendin e parë, me plot 12 mijë e 98 kilometra të përshkruara gjatë një 90 minutëshi në 30 ndeshje të zhvilluara. Pas tij renditen Ferguson i Bolognas, apo edhe më poshtë Cristante i Romës, Locatteli dhe Rabiot të Juventusit, por edhe Barella i Interit.

Të lidhura

None found

Padyshim, Ramadani është kthyer në një nga pikat kyçe për Leccen në këtë sezon, duke qenë një titullar absolut në plot 32 ndeshje mes Kupës dhe Serie A, duke gjetur edhe 1 herë rrugën e rrjetës.


Shtuar 26.04.2024 17:11