Alen Sherri sezonin e kaluar u larguar nga Kategoria Superiore për të luajtur në Serie A.
Megjithatë, minutazhi që portieri i Kombëtares shqiptare mori me Cagliarin sezonin që lamë pas nuk ishte i kënaqshëm.
Në prag të merkatos së verës, ish-portieri i Egnatias ka udhëtuar drejt Turqisë.
Me një postim në InstaStory, shihet Alen Sherri me partneren e tij Razena Mehmeti në Stamboll të Turqisë.
Udhëtimi i tyre në Turqi mund të jetë një lëvizje e mundshme në merkato nga 27-vjeçari.
Verën e vitit të kaluar, Sherri u transferua nga Egnatia për tek Cagliari për 300 mijë euro.