Mbrojtësi i Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold do ta humbasë Kampionatin Evropian “Euro 2020”.
Sipas mediave angleze, mbrojtësi anglez, Trent Alexander-Arnold do të mungojë nga katër deri në gjashtë javë shkaku i lëndimit të pësuar në ndeshjen e fundit kundër Austrisë në miqësore.
Arnold doli nga loja shkaku i lëndimit dhe nuk dihej sesa serioz ishte, edhe selektori, Gareth Southgate shpresoi që lëndimi të mos jetë serioz.
Por, më e keqja ka ka ndodhur, Alexander-Arnold do ta humb “Euro 2020”.