I larguar me vetdëshirë nga Real Madridi, lojtari tani po punon që të rikthehet në Bernabeu

Raphael Varane dëshiron të kthehet në Real Madrid këtë sezon, raporton Marco Ruiz për AS.

Klubi spanjoll raportohet se është në kërkim të një qendërmbrojtësi të ri pasi David Alaba dhe Eder Militao pësuan lëndime në ligamente.

Ndërkohë, Varane po lufton për ta gjetur veten te Manchester United pasi ka humbur vendin në ekipin e parë këtë sezon.

Fituesi i Kupës së Botës ka startuar vetëm në 8 nga 26 ndeshjet e Djajve të Kuq këtë sezon

Raportimet thonë se Carlo Ancelotti do të mirëpresë Varanen të kthehet në Real Madrid, duke marrë parasysh se sa e dobët është skuadra e tij në mbrojtje.

Megjithatë, politika e transferimit të Real Madridit për lojtarët që janë 30 vjeç e lart e bën këtë transferim gjithnjë e më të vështirë. /Telegrafi/


Shtuar 25.12.2023 22:35