“I kërkuam të largohet sa më parë”, drejtori i Barcelonës i vë kapakun të adhmes së Dembele

Pas Xavit, për situatën e Dembele ka folur edhe drejtori sportiv i Barcelonës, Mateu Alemany.

Sulmuesit e skadon kontrata në verë dhe ka refuzuar disa oferta ndaj Barcelona kërkon ta shesë në këtë merkato janari.

Alemany ka bërë me dijë se i kanë kërkuar francezit të largohet sa më parë të jetë e mundur.

“E kuptojmë që vendimi i Dembele është të mos vazhdojë dhe vendimi ynë është komunikuar për të. Duam lojtarë besnik dhe i kemi thënë që të largohet sa më parë të jetë e mundur”.

“Në gjashtë muaj kemi bërë disa oferta për Dembelen. Vendimi i trajnerit është i qartë”, deklaroi ai. r.t/albeu.com

Shtuar 20.01.2022 10:58